Rama nga New York: Dimri do të jetë një sfidë e madhe, kemi një seri skenarësh

Nga New Yorku, ku ndodhet në kuadër të sesionit të 77- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri i vendit Edi Rama po jep një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë fjalës së tij, përballë gazetarit Blendi Fevziu, Kryeministri Rama është shprehur se do të jetë një dimër i vështirë, por i frikshëm për shqiptarët teksa ka shtuar se qeveria do të bëjë të pamundurën që të mos rritet çmimi i energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

Edi Rama: Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. Nuk do të jetë i frikshëm, por i vështirë po. Ne duam që ta kapërcejmë dimrin pa kufizime dhe duam që ta kapërcejmë pa prekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky është një dimër që ka jo vetëm sfidën e rritjes së çmimeve, por edhe sfidën e të panjohurës lidhur me sasinë e energjisë. Shpresojmë që ky dimër të jetë ndryshe nga 3 të tjerët që kaluam.

Hidrocentali i Fierzës në nivelin më të lartë. Sfida është shumë e madhe, sepse nëse nuk e prodhojmë dot, të gjitha ato që na duhen për nevojat e brendshme, jemi të detyruar të dalin në treg.

Dimri do të jetë një sfidë e madhe dhe jemi të vendosur që të kemi të një dimër pa kufizime të detyruara nga pamundësitë, dhe të kemi një dimër që të mos preë çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël.