Rama jep lajmin: Shqipëria dhe Kroacia përfundojnë raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e raundit të parë të negociatave mes Shqipërisë dhe Kroacisë për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Rama shkruan se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje ndërsa shton se 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci do të përfitojnë.

“Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punë”, shkruan Rama.