“Rama, avokat i Vuçiç”/ Ish-presidenti Meta për Open Balkan: Është show, i jep protagonizëm Serbisë dhe shtrydh Kosovën

Ilir Meta: Edi Rama është avokati më i madh i Vuçiçit. Kush na ka penguar ne të lëvizim? Open Balkan është një show. Ça ka Gjukanoviç që nuk e pranon dhe thotë jemi në rrugën e integrimit. Open Balkan është përpjekje për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën, për ta paraqitur si një vend që nuk do bashkëpunim. Jo ne të bëjmë Politiken e Serbisë në dëm të Kosovës, në asnjë mënyrë. Ne jemi me BE.

Edhe sot e kësaj dite kemi çuar 17 marrëveshje në 2002, përfshirë edhe në fushën e arsimit që të njiheshin diplomat ne Serbi. Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur, ja ky është Open Balkan, një lojë dhe çorbë e tyre.

Me çfarë aktesh është themeluar kjo Open Balkan. Ministrja e Jashtme tha me këto çështje merret zyra e kryeministrit. Në Europë na çon vetëm procesi Berlinit, Open Balkan na çon në lindje.

Në Ballkanin e Hapur negociohet pa rregulla dhe akte të detyrueshme ndërkombëtare. Në Procesin e Berlinit negociohet bazuar një kuadër ku përfshihet si refencë vendimi gjykatës ndëkohëmbatare që njëh Kosovën e pavarur. Open Balkan është në dëm të të gjithave interesave tona. Tani nuk është procesi i Berlinit në fokus, për shkak të luftës.