Programi EU4LEA/ Kraja: Po hetojmë çështje të krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit. Hetimet të paanshme, na duhet mbështetje

I pranishëm në prezantimin e projektit EU4LEA – Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, kreu i SPAK, Abren Kraja theksoi se po hetohen cështje të rëndishme sa I takon krimit të organizuar, pastrimit të parave apo korrupsionit në disa nivele.

Kraja garantoi për hetime të paanshme të cështjeve, ndërsa kërkoi mbështetjen për të arritur sa më shpejt në rezultate konkrete

“Sapo janë hapur negociatat institucionet janë përfshirë ne procesin e screening secila ku secili ka përgjegjësitë e veta. Institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit në Shqipëri, projekti është në kohën e duhur për të realizuar këto objektiva.

Kemi hetime të rëndësishme në vijin në aspektin e krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit, dhe është momenti të ecim përpara. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore .

Në këtë aspekt unë mendoj se projekti do të jetë ndihmë për ne. Garantoj se jemi serioz në punën që bëjmë, do hetojmë në mënyrë të paanshme të gjithë cështjet që kemi për të dalë në rezultate.

SPAK është një nga elementët përfitues të projektit. Jemi në fazën që struktura ka nevojë të jetë më efektive. Garantoj drejtuesit e projektit se do jemi bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti. Do jemi partner seriozë kemi nevojë të na asistoni. Do ecim përpara dhe do kemi më shumë rezultate.” u shpreh Kraja.