Përfundon raundi i parë i negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Shqipërisë dhe Kroacisë, Rama: Rreth 3 mijë shqiptarë do të përfitojnë

Përfundon raundi i parë i negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Shqipërisë dhe Kroacisë, Rama: Rreth 3 mijë shqiptarë do të përfitojnë

4545787848

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan se janë rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend, të cilët do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

“LAJM I MIRË, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrveshjen. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shkruan Rama.