Okulisti: Prindërit të mos lejojnë fëmijët të përdorin pajisje teknologjike, dëmet që sjellin janë të shumëfishta

Mjeku okulist, Rubin Topi, në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora Neës u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes kur ju japin fëmijëve të përdorin celularët apo tabletët pasi përdorimi i tepërt ikëtyre pajisjeve sjell dëme të shumëfishta tek fëmijët.

Topi: Trendi është fatëkeqësisht në rritje i problemeve tek fëmijët.Pra këtë e vë re shumë kollaj si profesionist i kësaj fushe sepse gjatë gjithë periudhës së verës edhe në këto moment që po flasim ne kemi vizitat e fillimit të shkollës dhe fatkeqësisht gjithmonë e më tepër fëmijë rezultojnë me probleme dhe kryesisht problem të shkaktuara nga pajisjet dixhitale, pra një pjesë e mirë.

Gazetarja: Cila është grupmosha që ka më tepër problem me sytë?

Topi: Ajo grupmoshë ku fillon e përdorin më tepër celularin pra zakonisht 3, 4 vjeç, 5 vjeç e lart. Pasuria më e madhe e prindërve janë fëmijët por edhe një ndër pasuritë më të mëdha dhe dhuratat më të mëdha që ka njeriu janë sytë shikimi. Kështu që për pak moment rehatie  sepse fëmija hutohet me celularin apo tabletin dhe ndoshta prindërit në ato moment e ndjejnë veten të qetë por ta dinë që çmimi i kostos është shumë i lartë sepse në rradhë të parë dëmtohen shumë sytë dhe dëmet janë të shumëfishta.