“Nuk kam më çfarë të jap”, ish-kapiteni i Interit tërhiqet nga futbolli

Një dëmtim i rëndë në gju kundër Napolit (21 gusht) – ndeshja e tij debutuese me Monzën – ndikoi që Andrea Ranocchia të mbyllte sezonin, ndërpriste bashkëpunimin me Monzën dhe të tërhiqet nga futbolli.

Me anë të dy videove në rrjetet sociale, 34-vjeçari italian, i cili vitet më të bukura të karrierës i kaloi tek Interi, ka njoftuar mbylljen e karrierës si futbollist profesionist.

E di që shumë prej jush keni lexuar lajmin e ndërprerjes së kontratës me Monzën, kështu që ja ku më keni për t’iu shpjeguar gjithçka. Kur nisa të luaj futboll, gati 30 vite më parë, e nisa me një pasion të madh.

Ishte gjëja që më pëlqente më shumë të bëja. Kur isha fëmija nuk e mendoja kurrë se deri ku mund të mbërrija, por kam pasur fatin që pasion tim ta shndërroj në profesion.

Kam qene ne kontakt me shume njerëz dhe do t’i ruaj brenda vetes shumë nga këto eksperienca. Unë pata aftësinë dhe fatin të kaloja çdo lloj eksperience dhe pas shumë hapash, pas shumë momenteve, të të gjitha llojeve, pata fatin të takoja një trajner, Pietro Montanelli, i cili më zbuloi si mbrojtës dhe më transformoi në futbollistin që isha deri dje.

Conte? Antonio më transformoi, ai është një trajner që të ndryshon mënyrën e të menduarit, më ktheu në një lojtar fitues. Kur Conte nuk është më trajneri yt, ti nuk je më i njëjti futbollist.

Falënderoj të gjithë trajnerët që kam pasur, kam menduar për ju këto ditë. Prej një viti e gjysme kam përjetuar një periudhe të vështire, sa i përket motivimit, madje qysh kur isha tek Interi.

Monza më dha një mundësi, më ofroi një kontratë të shkëlqyer dhe e shfrytëzova. Në një moment ndjeva se nuk kishte asgjë brenda meje dhe fillova t’i bëja vetes shumë pyetje.

Më pas ishte ai dëmtim i keq në Napoli që do të më kishte mbajtur jashtë fushës për muaj të tërë. Reflektova dhe duke marrë parasysh që drejtuesit e Monzës kishin besuar shumë tek unë, e ndjeva se ishte e drejtë të mos tallesha me askënd.

Brenda meje nuk kam më asgjë për të dhënë. Me Gallianin u ndamë si miq. Ai është një zotëri dhe më kuptoi plotësisht. Tani dua të marr pak kohë për të menduar për të ardhmen.

Nuk do të rikthehem më të luaj futboll, nuk është kjo ajo që dua… “, deklaroi Ranocchia, i cili gjatë karrierës së tij fitoi një titull, dy Kupa Italie dhe një Superkupë me Interin, teksa veshi edhe 21 herë fanellën e kombëtares italiane.