Nga salla e gjyqit ‘lindi’ një dashuri e re, Johnny Depp në një lidhje me avokaten e tij por jo me atë që mendoni ju!

Ylli hollivudian Johnny Depp qenka vërtet në një lidhje me njërën prej avokateve të përfshira në procesin e tij gjyqësor me Amber Heard por ajo nuk është Camille Vasquez.

Depp po takohet me një avokate të quajtur Joelle Rich. ‘TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë.

Rich është aktualisht në proces divorci dhe ka dy fëmijë. Ajo ishte saktësisht pjesë e ekipit të juristëve që mposhtën Heard, por ishte e pranishme në sallën e gjyqit për mbështetje. Një burim pranë tyre tha se ata takoheshin në hotele gjatë fillimeve të romancës.

Në fillim të verës, Depp ndezi thashethemet se është në lidhje me avokaten tjetër të tij, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Sidoqoftë, Vasquez reagoi duke i quajtur këto thashetheme të pavërteta dhe aspak etike.

Ajo bëri të ditur se 59 vjeçari kishte qenë mik dhe klient i saj për katër vjet e gjysmë. Sipas US Weekly, Rich ishte e pranishme në sallën e gjyqit në përballjen e fundit të Depp dhe Heard dhe kjo për t’i dhënë mbështetje atij. Top Albania Radio shkruan se më shumë se 2000 njerëz nënshkruan një peticion për të kërkuar që Camille Vasquez të zëvendësojë Amber Heard në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Aquaman”.

Rikujtojmë, se gjyqi i famshëm mes aktorëve Depp dhe Heard do të risillet në filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”. Siç e dimë ky gjyq u fitua nga Depp i cili mori 10 milionë $ dëmshpërblim për shpifjet e ish-partneres së tij. Filmi do të shfaqet në 30 shtator, në platformën e Fox. Me regji të Sara Lohman dhe Guy Nicolucci, në të do të interpretojnë Mark Hapka dhe Megan Davis.