Nga drejtori i fermës deri tek magazinieri, kush janë të arrestuarit për abuzim me tenderin te “Bujqësori”, merret në pyetje edhe Rektori (EMRAT)

Nga drejtori i fermës deri tek magazinieri, kush janë të arrestuarit për abuzim me tenderin te “Bujqësori”, merret në pyetje edhe Rektori (EMRAT)

Image00006 Scaled

BalkanWeb ka arritur të sigurojë emrat e katër punonjësve të Universitetit Bujqësor, të cilët sipas Prokurorisë së Tiranës janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerën 10.5 milionë lekë.

Mësohet se në pranga ka përfunduar drejtori i fermës Ali Rasha, magazinieri i qendrës Ahmet Mejdani dhe Përgjegjësi i Sektorit të bujqësisë Tahir Ballgjini.

Ndërkohë, rektori i Universitet Bujqësor është dhe operatori ekonomik janë duke dhënë shpjegime për përfshirjen e tyre në këtë çështje.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të këtij operacionit policor të koduar “Tenderat” u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– Ali Rasha, me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tirane.

– Tahir Ballgjini me detyre Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.

– Rushit Suna, me detyre specialist i sektorit te bujqesise.

– Ahmet Mejdani, me detyre magazinier ne magazinen qendrore ne Universitetin Bujqesor Tirane.