Ndeshjet e dy kombëtareve për Uefa Nations League, do të transmetohen në Digitalb

Një javë e zjarrtë ka nisur ne SuperSport, bëhuni gati për spektaklin e papërsëritshëm që ofron DigitAlb.

Përfaqësueset e mëdha të kontinentit marrin skenën e padyshim interesi maksimal është për Shqipërinë dhe Kosovën, që ashtu si gjigantët e Europës, impenjohen në UEFA Nations League, event ky qe transmetohet ekskluzivisht vetëm ne DigitAlb.

Kombëtarja kuqezi zbret në fushë në transfertën me Izraelin, dhe tre ditë më pas pret Islandën në Air Albania, me misionin për të marrë kreun e grupit. Dy sfida drithërimash, që ofrojnë emocion e kërshëri. A do ia dalë Shqipëria të bëjë dy fitore të bujshme? A do të ndryshojë skemë Reja në kurthin për kundërshtarët? A do të shkëlqejë ylli i momentit Broja për të ndezur zemrat kuqezi? Përgjigjen do ta merrni vetëm në transmetimin LIVE në kanalet SuperSport te platformës televizive qe bashkon te gjithë shqiptaret, kudo ndodhen, tashme edhe me aplikacionin DigitAlb, ne çdo cep te botes.

Në të njëjtat ditë impenjohet dhe Kosova. Dardanët me zjarrin e motivimit për tu ngjitur në skenën ndërkombëtare dhe talent të jashtëzakonshëm në gjirin e tyre, kërkojnë fitoren ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros. Nën drejtimin e Alain Girese, skuadra kërkon progresin për ta bërë emrin Kosovë edhe në futboll, si ambasadorin më të mirë të vendit anembanë botës.

Por jo vetëm Shqipëria dhe Kosova, për të mëdhenjtë e Europës, ky raund i UEFA Nations League është korridori drejt Botërorit Katar 2022. Franca e Mbappe, Anglia e madhe, Panzerat gjermanë, Holanda e tulipanëve, Spanja e spektaklit, Portugalia e Ronaldos, gjigandët pushtojnë skenën me ndeshje spektakolar. Sfida epike Angli-Gjermani, Itali – Angli, Holandë – Belgjikë, Portugali-Spanjë, të denja për të ofruar ajkën e futbollit e bashkë me to edhe gjithë protagonistët e tjerë të Europës. Mbi 30 ndeshje spektakolare në një javë të vetme, 5 çdo ditë në një buqetë të pakrahasueshme sfidash. Mos mungoni të shijoni aksionin e jashtëzakonshëm te Kombëtareve qe ofron DigitAlb, si gjithmonë vetëm në kanalet SuperSport!