Ndërron jetë Hilary Mantel, autore e trilogjisë “Wolf Hall”

Dame Hilary Mantel, autorja e trilogjisë më të shitur të Wolf Hall, ndërroi jetw në moshën 70-vjeçare.

Ajo fitoi çmimin Booker dy herë, për Wolf Hall të vitit 2009, i pari në serinë e Thomas Cromwell dhe vazhdimin e vitit 2012, Bring Up the Bodies.

Në një deklaratë, botuesi i saj tha: “Ne jemi zemërthyer për vdekjen e autores tonë të dashur, Dame Hilary Mantel.

“Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e saj, veçanërisht me bashkëshortin e saj, Gerald. Kjo është një humbje e madhe dhe ne mund të jemi vetëm mirënjohës që ajo na la me një punë kaq të mrekullueshme.”

Përfundimi i trilogjisë së saj, “Pasqyra dhe drita”, u botua në vitin 2020 me vlerësimin e kritikëve, u bë një nga librat më të shitur dhe u rendit në listën e gjatë për Çmimin Booker 2020.

Libri gjithashtu fitoi çmimin Walter Scott për Fiction Historik, të cilin ajo e fitoi për herë të parë për Wolf Hall.