Messi më i miri në histori? Ronaldinho e thjeshton: Më i miri i epokës së vet

Ronaldinho ka luajtur me Lionel Messin te Barcelona dhe i di mirë aftësitë dhe kualitetin e yllit argjentinas.

E vështirë ta thuash që Messi është më i miri në histori, pasi ka futbollistë të tjerë të mëdhenj. Nuk më pëlqen të bëj krahasime.

Maradona, Pele, ka shumë lojtarë të mëdhenj, secili prej tyre ka qenë më i madhi në epokën e vet”, deklaron Ronaldinho.

Më pas një koment për Barcelonën, që me Xavin në stol dhe një merkato cilësorë është kthyer të luajë bukur dhe të fitojë.

Barça ka një trajner të madh dhe futbollistë fantastikë. Ka edhe talente të rinj, ekipi ka gjithçka për t’u kthyer në krye”, deklaroi një nga gjenitë e lojës më të bukur me top.