Mëse të përgatitur të për të mbijetuar në kufijtë ekstremë, Forcat Speciale bashkojnë fuqinë me FSK-në, pjesë e garës “Cambrian Patrol 2022”

Mëse të përgatitur të për të mbijetuar në kufijtë ekstremë, Forcat Speciale bashkojnë fuqinë me FSK-në, pjesë e garës “Cambrian Patrol 2022”

90f136f4 5cf5 44a8 B237 0c09bb3074a1

Bereta ngjyrë vishnje dhe blu i bëjnë të dallueshëm nga ushtarakët e tjerët të Forcave të Armatosura Shqiptare. Emërtimi “Komando” dhe “Special” pasqyron cilësitë e tyre unike dhe aftësitë e demonstruara i bëjnë të jenë elita e FASH.

Janë vetëm pak ushtarakë shqiptarë të cilët janë mëse të përgatitur të për të mbijetuar në kufijtë ekstreme të qëndresës fizike dhe psikologjike pasi kanë përsosur aftësitë taktike si ato individuale, ekipore dhe të zgjidhjes së detyrave në grup.

Një ekip i përzgjedhur nga Regjimentit i Operacioneve Speciale( ROS) ka bashkuar forcat me efektivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Forcës Tokësore, ata janë stërvitur bashkë me qëllim për të marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Exercise Cambrian Patrol 2022”.

Ky është një aktivitet i cili zhvillohet nga Forcat Tokësore britanike, shtabi i Brigadës së 160 të Wellsit me pjesëmarrje të mbi 160 skuadrave, nga mbi 30 shtete. Kjo, është pjesëmarrja e katërt e ushtarakëve tanë në këtë kompeticion, pas pjesëmarrjes në vitet 2013, 2017, 2018. Qëllimi i garës “Exercise Cambrian Patrol 2022” është të ofrojë një trajnim të klasit botëror. Stërvitja është sfiduese ku përfshihet patrullimi i klasit botëror me qëllim për të përmirësuar aftësitë operacionale. “Exercise Cambrian Patrol 2022” bazohet në skenare me role të ndryshme tejet sfiduese në veprime taktike luftarake. Kërkohet lidership, aftësi operacionale, njohje e mirë e armatimit, por edhe qëndrushmëri fizike dhe mendore.
Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër. Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.

Ishte vitit 2018, kur efektivët e ish Batalionit të Operacioneve Speciale (BOS) zunë vendin e vendin e tretë dhe u vlerësuan me medalje bronxi mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në këtë stërvitje ndërkombëtare.