Mbyllja e shkollave të ‘Turgut Ozal’, përfaqësuesit e Kolegjit: Jemi të licensuar që nga viti 1998, do ndjekim rrugën ligjore. Avokati: S’kemi lidhje me fondacionin “Gulistan”

Mbyllja e shkollave të ‘Turgut Ozal’, përfaqësuesit e Kolegjit: Jemi të licensuar që nga viti 1998, do ndjekim rrugën ligjore. Avokati: S’kemi lidhje me fondacionin “Gulistan”

Shkolla

Drejtuesit e ‘Turgut Ozal’ në një dalje për mediat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”, pjesë e këtij kolegji.

Ata kanë pohuar se do ta ndjekin çëshjen në rrugë ligjore, duke shtuar se inspektimet nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë rutinë.

Drejtoresha didaktike, Gentjana Burimi pohoi se që nga 2004 është kryer mësimi në kushte moderne, në të gjitha ciklet.

“Qe nga 2004 kemi kryer mesime ne kushte moderne, ne te gjitha ciklet. Kemi ushtruar bashkepunimin tone ne bashkepunim me MASH. Institucionet tona arsimore gjate muajve te fundit kane qene objekt inspektimesh qe s’i përgjigjen planeve te monitorimit. Ne raportet e inspektimit eshte konstatuar qe kopshti permbush te gjitha parametrat e nevojshme. MASH ka refuzuar kërkesën tone per ndryshimin e vendndodhjes, edhe pse ndoqëm procedurat. Kerkojme nga MASH te shikoje vendimin, kemi 2 dekada qe respektojme ligjet. Vendimi prish qetesine e me shume se 200 familjeve. Do te ndjekim deri ne fund betejen ligjore.”, tha drejtoresha didaktike e kolegjit.

Ndërkohë, avokati i Turgut Ozal sqaroi se kolegji nuk ka lidhje me fondacionin “Gulistan”.

“Ndodhemi ketu nga 2004, kemi pasur korrespondence te vazhdueshme me MASH. MASH s’ka respektuar ligjet, kjo eshte reflektuar ne kete urdher te padrejte. Ministrja mendon qe per 253 femijet qe largohen nga kopshti, ky proces do kohen e tyre. S’e dime cfare fshihet pas ketij vendimi. Duam plan zbatimi, i jemi bindur urdhrit te MASH. Kohet e fundit kemi pasur kontrolle periodike. Kopshti ne te kaluarën ka qene pjese e fondacionit “Gulistan”, ne vitin 2004”, pohoi avokati.

Lajme.online