Mbyllja e kopshtit të “Turgut Ozal”/ Sali Berisha i drejtohet Ramës: Aty kanë qenë 250 Zaho, e mbylle për probleme ideologjike që ka Erdogani

Kryedemokrati Sali Berisha, ka dënuar vendimin e qeverisë për heqjen e licensës për kolegjin “Mehmet Akif”. Ai tha se ky veprim I bërë nga Rama është i pashëmbullt dhe vjen si pasojë e ideologjive të Erdoganit.

Berisha ftoi të gjithë që tu bashkohen protestave e të kundërshtojnë mbylljen e kopshtit dhe të kolegjit pasi dëmton shumë fëmijë.

Sali Berisha: Konsideroj një akt ndër më të rëndët mbylljen pa asnjë shpjegim publik por vetën në diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar Mehmet Akif. Në këtë rast dua ti them dy fjalë Ramës: Ke mbyll një kopsht u ka në qenë 250 Zaho, të skuqesh nga turpi qe u mbyll vogëlushëve kopshtin, një kat të tillë ndaj fëmijëve nuk do të mund ta ndërmerrte askush. Edi Rama ke treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Të zbresësh dhe të trishtosh 250 fëmijë në një kopsht model se përkulesh për shkak të lidhjeve, është akti më i shëmtuar, duhet ta mendoje 255 herë si për djalin tënd para se të ndërmerrje një vendim të tillë. Nëse kishe mësues me probleme sille dosjen ti gjykojmë, jemi absolutisht kundër luftës së terrorizmit dhe çdo akti tjetër. Çfarë ju thotë ky 255 fëmijëve që nuk mund të shkojnë më në kopshtin e tyre. Një njeri i përgjegjshëm nuk mund ta bëje kurrë një gjë të tillë. Edhe kolegji ishte ndër më të mirët, për probleme ideologjike që ka Erdogani, janë të Turqisë e jo të Shqipërisë. Kjo që ndodhi është një akt I paprecedentë. Të zbresë një kryeministër e të mbylle një kopsht nuk ka akt më çnjerëzor. Kanë një program ata. Në çdo vend të botës kjo shkollë është tërësisht legjitime, ky rast duhet të shkojë në gjykatë, por një vend që nuk ka drejtësi nuk e bën. Partia Demokratike iu bën thirrje qytetarëve të mbështesin protestën dhe e dënon tërësisht këtë akt. Edhe gazetari që u përzu, ne po e studiojmë rastin e tij. A u ndoqën procedurat e rregullta nga Interpoli këtë po e hetojmë.