Marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Alibeajt për hartën territoriale? Berisha: Kam dëgjuar se…

Marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Alibeajt për hartën territoriale? Berisha: Kam dëgjuar se…

Berisha Alibeaj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se çdo përpjekje e Ramës për të joshur grupin e Alibeajt duke rritur numrin e bashkive është një pseudo reformë.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se PD-ja ka gati një projekt me numrin e bashkive që duhet të implementohet.

“Kanë deklaruar njëherë se ka pasur një marrëveshje kur është votuar zgjatja e vettingut, ku kanë rënë dakord që të shtohen 5-6 bashki. Kjo është pseudoreformë. Studimet janë serioze, janë bërë me ndihmën e dy qeverive. Në qoftë se ulemi, ne i kemi gati. Por Edi Rama me siguri do përdorë pseudoreformën për të marrë zgjedhjet me të”, tha Berisha.