Marrëdhënie me vartësen, Celtics pezullojnë trajnerin Udoka

Kur duhet diçka më pak se një muaj nga nisja e sezonit të ri të NBA, Boston Celtics, përballen me një numër të madh telashesh sa do të mjaftonin për gjithë kampionatin.

Boston Celtics vendosën të dënojnë me një pezullim të gjatë, që ndoshta mund të zgjasë për gjithë sezonin, trajnerin Ime Udoka pasi ka thyer rregulloren e brendshme të skuadrës. Sipas mediave të ndryshme trajneri ka patur një marrëdhënie konsensuale me një nga punonjëset e klubit. Gjithsesi trajneri nuk rrezikon vendin e punës, dhe konseguencat disiplinore kanë të bëjnë vetëm me rregulloren e brendshme të Celtics, dhe jo atë të Ligës. Për këtë arsye nuk do të ketë asnjëj dënim nga NBA në drejtim të tij.

Në vend të Udokas, që në vitin e tij të parë në stol udhëhoqi Boston deri në Finale, ku humbën 4-2 me Warriors, skuadra pritet t’i besohet një prej asistentëve të tij, 34-vjeçarit Joe Mazulla, që kishte drejtuar ekipen edhe gjatë Summer League. Celtics e hapin sezonin në 18 tetor, në shtëpi kundër Philadelphia-s. Pak javë më parë goditja erdhi nga rezonanca magnetike në gjurin e majtë të Danillo Gallinarit që kishte firmosur një kontratë dy vjecare gjatë verës, duke evidentuar një dëmtim të rëndë që e mbyll ende pa nisur sezonin e italianit, që ishte dëmtuar pikërisht me kombëtyaren.

Në ditët e shkuara ndërkohë erdhi dhe lajmi se Robert Williams duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje në gjurin e majtë, që do ta mbajë larg fushë për 6-8 javë. Pavarësisht telasheve që nuk kanë të sosur, bookmakers vazhdojnë të japin ende Boston Celtics si skuadrën favorite për titullin e 2023./ Super Sport