Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur (Pamjet)

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Milot.

Dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta pranë fshatit Tresh. Nga goditja e fortë, një nga makinat ka dalë nga rruga, duke u zhvendosur disa metra më tej.

Një nga të lënduar është në gjendje më të rëndë, për pasojë është nisur drejt Tiranës.