“Lumë” grabitësish në “grackën” e grekëve/ Shqiptarja e dënuar me 6 vite për supergrabitje dhe një 26-vjeçar “skifter” në Gjermani arrestohen në kufi

“Lumë” grabitësish në “grackën” e grekëve/ Shqiptarja e dënuar me 6 vite për supergrabitje dhe një 26-vjeçar “skifter” në Gjermani arrestohen në kufi

Kapshtice 1 590x354 1

Pala greke në doganën e Kapshticës ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i cili rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar me një urdhër-arresti të autoriteteve gjermane pasi akuzohet për një grabitje në sasi të mëdha parash.

Shtetasi shqiptar është kapur nga policia kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me sektorin e verifikimit të pasaportave. Shqiptari është kapur ditën e djeshme në mesditë.

Ndërkohë, në kufirin greko-shqiptar është arrestuar edhe një shtetase shqiptare e shpallur në kërkim për një krim të ngjashëm.

Shqiptarja 34 vjeçe është kapur nga policia greke në Follorinë dhe rezulton në kërkim, pasi është dënuar me 6 vjet burg për vjedhje në sasi të madhe.