Lufta e të rinjve të rënë pre e dhunës në një dokumentar, regjisorja: Terapitë ndihmë që të dinë se nuk kanë faj

Lufta e të rinjve të rënë pre e dhunës në një dokumentar, regjisorja: Terapitë ndihmë që të dinë se nuk kanë faj

Capture

Nën titullin “Ne nuk flasim”, një dokumentar holandez, sjell historitë e katër të rinjve të përfshirë në jetët nën dhunë dhe historitë e abuzimit seksual ndërsa janë ende minorenë. Tri vajza dhe një djalë, i tregojnë përvojat e tyre të vështira para psikologëve, duke u përpjekur të çlirohen dhe të shërohen, ndërsa regjisorja Marjolein Busstra i ndjek në rrëfimin e tyre.

“Historitë e tyre i gjeta përmes psikologëve që punonin me ta. Kur mësova për to, i thashë njërës nga terapistet, që nuk më besohej se çfarë po ndodh me këtë minorenë në vendin tonë dhe duhej të bënim një dokumentar. Më pas, menduam si mund ta bënim, institucionet që duheshin përfshirë, të rinjtë që mund të flisnin për përvojat e tyre dhe si ta tregonim historinë e tyre pa i dëmtuar dhe pa i vënë në rrezik”, tha regjisorja.
Filmi u shfaq në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut që mbahet në Akademinë Marubi.

Katër minorenë që kanë rënë për e dhunës dhe abuzimit seksual bëhen pjesë e një dokumentari që përpiqet të hedhë dritë mbi luftën e tyre të brendshme. Dokumentari i ndjek gjatë terapive me psikologët ku ata përpiqen të shpëtojnë ndërsa bartin ndjenja faji, mëri, frikë dhe turp.

“Terapitë me psikologët janë të rëndësishme si pika fillimi që fëmijët të kuptojnë se dikush interesohet për ta dhe që ajo që po ju ndodh nuk është normale. Më pas ka hapa të tjerë, por që nisin të flasin është shumë i rëndësishëm. Është një udhë e gjatë drejt shërimit dhe integrimit, por tashmë ata e dinë se nuk është faji i tyre”, thotë regjisorja Marjolein Busstra. Dokumentari vë në dukje rëndësinë e terapive për grupmosha të vogla dhe për të kuptuar se e folura vlen dhe ndihmon.

Lajme.online