Ligji për ish-spiunët kundër Metës apo për drejtësi? Vasili: Puç politik që u kthye në bumerang për qeverinë. Autoriteti i Manipulimit në 24 orë miratoi 7 vendime

Ligji për ish-spiunët kundër Metës apo për drejtësi? Vasili: Puç politik që u kthye në bumerang për qeverinë. Autoriteti i Manipulimit në 24 orë miratoi 7 vendime

Whatsapp Image 2022 09 22 At 19.41.30

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar akuzat e Autoritetit të Dosjeve ku thuhet se politikani me poste të larta me inicialet I.M., ishte ish-spiun i sigurimit. I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 të Marsela Karapançon, Vasili tha se ky ishte një puç politik që ka pas qeverinë Rama, ndërsa theksoi se kjo çështjes iu kthye si bumerang.

“Autoriteti i Manipulimit të dosjeve, për të bërë zhurmë, i duhej maxhorancës se me këtë mënyrë do të goditej kryetari i Partisë së Lirisë.”, tha Vasili.

A është projektligj për Ilir Metën apo për drejtësi?
Ka elementet e një puçi politik. Sot pas diskutimit të tij duket se është llum sihane politike. Kjo është zbërthyer copa-copa në sytë e publikut. Tani është kthyer bumerang për ta. Kemi të bëjmë saktësisht me transformimin e një institucioni në një institucion manipulativ, falsifikues, dhe të kapur në mënyrë të turpshme. Mund të shihet si institucion i neveritshëm, më shumë se Sigurimi i Shtetit. Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve tha kemi çuar në kuvend pa bërë verifikime përkatëse. Një autoritet që vë në lëvizje Kuvendin me një emal anonim të nënshtruar me parullën; Vdekje fashizmit, Liri popullit. Pohojnë se kanë kthyer përgjigje dhe kanë komunikuar me VFLP-në. Po kush është anonimi/ Në vend që të verifikonin anonimin apo ordinerin që bën shantazh, u përdorën. Brenda 24 orëve këta bëjnë 7 procese, vendime të njëpasnjëshme. Bëjnë verifikime, hetime dhe konkluzione dhe më pas bëjnë projektligjin të gatshëm. 24 orë dhe 7 vendime.

Po pse tani?
Nuk kishte iniciale. Iniciale MK., apo P.V., spo merrem me turpe. Ata iu drejtuan Kuvendit ku thanë; Zoti Ilir Meta është gjetur në letrat e sigurimit t shtetit. Po si i verifikuan ? Ku ishte ky dokument? Çfarë dokumenti dispononin ata? Marrin përsipër dhe të tilla kurajo ku thonë; në rast se do të verifikohej ky rast çfarë do të ndodhte? Do të ndodhte se rezultatet e kërkimit do të ishin ndryshe. Këta dhe verifikuan, dhe i vunë emrin pa marrë prova. Në fund fare, mirë që bënë verifikimin, por kjo dosje për të cilën u vuri VLF-ja në punë…po çfarë kishte dosja? Aty gjerat nuk kishin të bënin me Ilir Metën. Ky njeri që i prishin ekuilibrat e jetës familjare, që jeton në Amerikë, detyrohet të bëjë një kërkesë Autoritetit të Dosjeve që të korrigjonte se; “kurrë nuk kam komunikuar me Ilir Rexhep Metajn apo as me Ilir Mero Metajn. Po është I.M., që ishte i vetmi që Sigurimi i Shtetit më vuri përballë dëshminë e tij”. Dhe konfirmoi atë që kishte thënë 32 vite më parë. Autoriteti i Dosjeve s’i ka para syve këto të dhëna?!

Lajme.online