“Kryeministri që i di të gjitha tha se agresori është në ikje”, deputeti i PD për sulmet kibernetike: Të dhënat kanë dalë në dritën e diellit

“Kryeministri që i di të gjitha tha se agresori është në ikje”, deputeti i PD për sulmet kibernetike: Të dhënat kanë dalë në dritën e diellit

Bacuii

Deputeti i PD Luan Boçi gjatë fjalës së tij në Kuvend foli mbi sulmet kibernetike që goditën vendin ku deklaroi se për këtë situatë duhet të ishte zhvilluar një seancë e veçantë.

Sipas Baçit vendi ka 2 muaj në prag të kapitullimit ndërsa “Kryeministri që i di të gjitha tha në 18 korrik se agresori është në tërheqje”, ndërsa “qeveria tha se të dhënat janë të sigurta.

“Kjo seancë plenare nuk duhet të ishte mbledhur në një rend normal. Seanca duhet të ishe zhvilluar nënjë seancë të veçantë. Tema e parlamentit duhet të ishte rrëzimi i arritjeve tuaja imagjinare digjitale. Vendi ka 2 muaj në prag të kapitullimit.Çfarë është bërë gjatë kësaj kohe, asgjë. Vetëm propagandë manipuluese dhe gënjeshtra pafund nga ju. Në 18 korrik pa u kuptuar akoma kryeministri që i di të gjitha tha që agresori është në tërheqje. Qeveria tha se të dhënat janë të sigurta. Tashmë e dimë të gjithë se ky sistem është i lidhur më çdo sektor. Kanë dalë në dritën e diellit të gjiha të dhënat.