Kosova heq salsiçet “Wudy”, pas alarmit në Itali dhe Shqipëri nuk shiten më

Edhe Kosova ka ndaluar tregtimin e produkteve “Wudy” nën dyshimin se në disa lote është hasur bakteria Listeria.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dha urdhër të mërkurën që të largohen të gjitha produktet nga tregu.

Dyqanet kanë filluar të zbatojnë vendimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për t’i larguar të gjitha produktet “Wudy” nga vitrinat e tyre.

AUV po ashtu ka urdhëruar distributorin e vetëm në Kosovë të bëjë mbledhjen e të gjitha produkteve nga të gjitha pikat e shitjes në vend.

AUV, pas largimit nga tregu, do të kryej analiza e të presë urdhër nëse produktet do kthehen në vendin e origjinës, Itali ose të asgjësohen në Kosovë.

Bakteria e hasur në disa lote të produkteve “Wudy” shkakton dhimbje barku, diarre, të vjella dhe temperaturë.