Kërkohej në Kretë grabitje dhe armëmbajtje, shqiptari “ngec” gjatë tentativës për të kaluar në Kakavijë

Kërkohej në Kretë grabitje dhe armëmbajtje, shqiptari “ngec” gjatë tentativës për të kaluar në Kakavijë

Kakavije 1 1024x585

Pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka vënë në pranga një shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.

Shqiptari është ndaluar paraditen e sotme nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Mësohet se ai po tentonte të futej në Greqi, kur nga verifikimi në sistem rezultoi me urdhër arresti nga Prokurori i Hanias për “grabitje” dhe i dënuar nga Gjykata e Kretës me 1 vit e 3 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për “armëmbajtje pa leje”.