Kapet punonjësja që pajtoi vrasës me pagesë për të eliminuar kolegen rivale dashurie në Britani (fotot)

27 vjeçarja Whitney Franks, u përpoq të pajtonte vrasës me pagesë për të eliminuar Ruut Ruutna në këmbim të 1,000 paundë në BitCoin, teksa eksploronte ofertat në ‘rrjetin e errët’ të internetit.

Punonjësja e dyqaneve sportive Sports Direct kishte vënë ofertën e saj për vrasjen e koleges me të cilën rivalizonte në një trekëndësh te komplikuar dashurie.

Aj u shpall fajtore nga gjykata për nxitje të vrasjes muajin e kaluar dhe u dënua me 12 vjet burg.

Në gjykatë u tha sesi vajza kishte nxjerrë njoftimin për vrasës me pagesë në pjesën e pagjurmueshme të internetit, duke lënë aty adresën e viktimës së dëshiruar Ruutna. Njoftimin ajo e kishte vënë në një faqe që pretendonte se shiste “vrasje, drogë e armë”.

Në gjykatën e Reading u fol për dy postime që ishin bërë nga Franks në “rrjetin e errët”, të cilat ishin hasur nga gazetari Carl Miller, i cili i raportoi te policia.

Duke dhënë dënimin për Franks, gjykatësi Paul Dugdale tha se rasti ishte “i trishtë e i pazakontë” ndërsa shtonte: “Realieti ishte se gjatë izolimit të vitit 2020 duke qëndruar në shtëpi e duke lundruar në ‘rrjetin e errët’, Whitney Franks mund të mos e ketë menduar mirë atë që po bënte”.

“Ajo mund të ketë marrë vendime të gabuara prej naivitetit dhe u përpoq të kontaktonte me dikë për të vrarë Ruut Ruutna, duke u dhënë atyre adresën e saj detajet e rrjeteve sociale dhe çdo gjë që ata kishin nevojë”.

Prokurori Andrew Copeland tha se Franks kishte një lidhje me menaxherin e dyqanit të veshjeve sportive James Prest prej vitit 2016, ndërsa në 2017, kur Ruutna nisi të punonte në dyqan edhe ajo nisi të takohej me zotin Prest.

Copeland tha: “Më 17 gusht 2020, Whitney Franks erdhi në dyqanin ku punonte në Milton Keynes dhe James Prest e përshkruante si të mërzitur pasi ai kishte bërë një koment sesi kishte shkuar natën në shtëpinë e Ruut Ruutna.

Franks kishte nxjerrë më pas njoftimin e saj në internetin “dark web” ku shkruante: “Kërkoj të pajtoj dikë për vrasjen e një gruaje. Nuk kam shumë para, ofroj £1,000 por mund të paguaj më shumë … është një femër që i ka shkaktuar shumë probleme mua e të tjerëve”.

Një ditë më pas Franks bëri një postim të dytë me emrin, adresën dhe të dhënat e Twitter  të koleges.

Kur policia shkoi të fliste me Ruutna për njoftimin në ‘dark web’, ajo u tha atyre se mund ta kishte bërë Franks.

Franks, nga Milton Keynes, në veri të Britanisë, do të kryejë dy të tretat e dënimit para se të mund të lirohet me kusht.