Jo vetëm Flick, një tjetër gjerman kundër Katar 2022: Ligjin e bëjnë paratë në futboll

Qendërmbrojtësi numëron 12 ndeshje dhe 1 gol në këtë sezon me “Shqiponjat e Lisbonës”.

Ndërkohë, Otamendi shpreson dhe beson se do të marrë një ftesë nga kombëtarja argjentinase për Katar 2022.

Pas Hansi Flick, trajnert të kombëtares gjermane, është radha e Antonio Rudiger për të dalë kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar, një vend që ka dhunuar të drejtat bazë të njerëzve.

Mijëra punëtorë nga Bangladeshi, India dhe Pakistani kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të impjanteve sportive moderne. Edicioni i 22-të Kupës së Botës do të zhvillohet për herë të parë në stinën e dimrit (20 nëntor-18 dhjetor).

Vendimi për t’i dhënë Katarit mundësinë e organizmit të Kupës së Botës, nuk ishte një vendim i marrë për tifozët dhe lojtarët, thjesht tregon se paratë luajnë një rol vendimtar në botën e futbollit”.

Më pas një koment për bojktotin. “Debatin për bojkot e shoh si diçka që duhet ta bëjnë institucionet, jo lojtarët. Sigurisht që ne duhet t’i shikojmë gjërat në mënyrë kritike dhe e kemi bërë këtë”, deklaroi mbrojtësi gjerman i Realit.

Çfarë tha Flick? – “Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje, ne duhej të thoshim jo. Në Katar të drejtat njerëzore nuk mbrohen, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për tifozët. Ka njerëz që duan të fluturojnë në Katar, por heqin dorë për një sërë arsyesh”./Super Sport