Ilir Meta, i penduar për detyrën e Presidentit, por “e bëri për hir të vendit”

Ilir Meta shprehet i penduar për detyrën që ushtroi si kreu i Shtetit për pesë vite.

Në intervistën për “Top Story”, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se “e kam bërë një gabim,  për hir të vendit u bëra President”.

Tashmë ai thotë se do të vazhdojë të jetë aktiv në politik, ndërkohë që shprehet i vendosur në qëllimin e tij “për të rrëzuar qeverinë”.

“Meta do e drejtojë PL deri në triumfin e lirisë”, tha ai.