Hoxha plas deklaratën e fortë: Njerëzit e Martinajt i bënë ‘pritë’ Ramës – ja ku dhe si ndodhi

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me misterin e Ervis Martinajt ka qenë i ‘detyruar’, bazuar edhe në përplasjet që kanë pasur bashkë.

I ftuar në “Pressing”, Hoxha tha se Martinaj ka bllokuar një takim elektoral që kryeministri Rama kishte planifikuar ta bënte në Lezhë.

Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për fushatën e fundit që u zhvillua dhe se në hyrje të Lezhës, Ramës iu bë ‘pritë’ nga njerëzit e Martinajt e kreu i qeverisë nuk u la të futej.

“Zoti Berisha ka reaguar 20 ditë mbrapa dhe në reagimin e fundit para 24 orësh la të kuptohet që nuk jeton më. Dhe kryeministri Edi Rama ka qenë i detyruar të reagojë. Mbas ka pasur një reagim në fushatë direkt, në fushatën e zgjedhjeve të kaluara, ku Edi Rama mbas një tentative për një takim elektoral në zonën e Lezhës, është bllokuar dhe është sabotuar nga njerëzit e Ervis Martinajt, është kthyer në mbrapsht dhe ka thënë para elektoratit të tij dhe ka thënë “ne e dimë që në atë makinë është ai drejtori i lojërave të fatit, ne e dimë targën”. Dhe thotë jo regjimi, por patronazhimi. Nuk është në stilin e Ramës që të ndërhyjë në ngjarje. Publikisht nuk merr përsipër akuza direkt”, tha Hoxha.