Hetimet e FBI-së, Ish-ministri i Drejtësisë: Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj pasi sistemi iu dorëzua patronazhistëve

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj e-Albanias dhe databazave të shtetit është goditur 1 muaj para se sistemi i me të dhënat personale të shqiptarëve iu vendos në dispozicion të patronazhistëve të PS-së.

Halimi thekson se FBI në raportin e saj konfirmon se hakerat kanë krijuar akses në databazat e shtetit që 14 muaj më parë.

“Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj pasi sistemi iu dorëzua Patronazhistëve?

Përveç detajeve teknike që ekspertët vërejnë në raportin paraprak, i cili me sa duket nuk përfshin sulmin mbi TIMS dhe  në inbox ish Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë, ajo që konfirmohet është se:

Sulmi paska filluar 14 muaj para datës 16 korrik 2022, pra 14 maj 2021

Nuk ka diskutim se lista e patronazhistëve e dalë në 11.4.2021 ishte krijuar duke u vënë e-albania në dispozicion te politikës. (rastet e shumë të punësuarve të deklaruar në e-albania vetem 1 muaj para daljes se listës, tregon pikërisht këtë si burim të hartimit të listave)

Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj më pas, pra në 14 maj 2021, pasi e-albania vendosi të dhënat dhe sistemin në duart e patronazhistëve!”, thekson Halimi.