Hapja e dosjeve do pastrojë politikën, ish deputeti Haklaj: Ja çfarë do të ndodhë

Azgan Haklaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se hapja e dosjeve do të pastrojë politikën.

Sipas tij dosjet janë përdorur si mjet shantazhi.

“Merri njerëzit që kanë pasur pushtet kur t’u hapen dosjet në vite dhe do shikosh pastaj a janë shantazhuar. Pushteti i ka shantazhuar dhe sot kemi një situatë të tillë. Shqipëria sot është si në kohën e Italisë apo Indisë para 50 viteve,” – u shpreh Haklaj.

Ndër të tjera ish-deputeti tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës për ta marrë PD me dhunë.

Sipas tij edhe protesta e 8 janarit ishte një tentativë për të vrarë Bashën.