Hakerimi i sistemeve digjitale pika që ‘derdhi gotën’? Nga Dorëheqja e Ramës te thirrja për grevë, ja çfarë thotë Vasili

Hakerimi i sistemeve digjitale pika që ‘derdhi gotën’? Nga Dorëheqja e Ramës te thirrja për grevë, ja çfarë thotë Vasili

Bbbdfa89 1820 4a11 9490 0a7e8b1a931b

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar një sërë çështjesh, duke u ndalur te kërkesat e vazhdueshme të opozitës për dorëheqjen e Ramës apo dhe te thirrja që u bër sot për grevë.

I ftuar në ‘Frontline’ në ‘Neës24’ Vasili pohoi se dorëheqja duhej të ishte hapi i parë që duhet të bënte Rama.

A duhet të dorëhiqet Rama?
Ishte hapi i parë që duhej të bënte, krahasuar me dëmin që i ka bërë shtetit. të gjitha këto të dhëna janë sheshit, rrugëve. Janë në duart re zeza. Ka mjaft duar të zeza, struktura kriminale që mund t’i përdorin ato të dhëna.

Nga tetori hyn në fuqi fasha mbi 800KW, cili është komenti juaj?
Kjo është hajdutëri nga OSHEE dhe qeveri. Ata i kanë borxh 200 mln euro OST. Të gjithë këto hajdutëri të organizata iu hodhën në kurrë qytetarëve të thjeshtë. Njerëzit po paguajnë që këta të mbushin xhepat e tyre. Konsumet që kemi, potencialet natyrore që ka Shqipëria, e bënin të përballueshme dhe pa dhimbje përballimin e kësaj situate. Po paguajmë faturat e hajdutërisë së tyre.

Ndalemi te protestat….
Protestat pa asnjë diskutim do të përdoren. Mënyra e opozitarizmit i ka të gjithë elementet e veta. Unë po bëj opozitën në emër të partisë së Lirisë dhe të opozitës për gjithçka që them këtu. Po bëj miting me disa qindra mijëra njerëz që ju ndjekin juve. Kulmimi janë protestat masive popullore. Shumë qytetarë para se të shkojmë në protestë, duan të binden me fakte. Ne ju vumë përballë dokumente.

Sot u bë thirrje për grevë nga opozita. Jeni pro?
Grevat janë gjithmonë, sikurse dhe protestat, janë forma të reagimit për të treguar pakënaqësinë që ka kulmuar.

A do i bashkoheshit grevave të urisë?
Nuk foli kush për greva urie. Çdo protestë, grevë, janë forma reagimi. Kjo i tregon vendit se ç’të zezë i bën kjo qeveri dhe ndaj mbështetet dhe përkrahet me mjetet që ekzistojnë. Çdo kategori që bën grevë, siç është biznesi, është për pakënaqësitë. Këto forma i shohin në Europë. Në Shqipëri këto sjellje kanë qenë të vonuara. çdo formë e protestës, e mosbindjes, pasi kemi përballë një qeveri hajdute, dhe rasti i hakcerimit, është prova kryesore.

Ndalemi te lajmi se BE do i bashkohet nismave të SHBA për shpalljen non-grata të politikanëve të inkriminuar…

Nuk merren me deklaratat e Tao Ballës. E kam të çmuar të harxhojë kohën me sharlatanizëm.

Lajme.online