Hackerimi i e-maileve të Gledis Nanos, Rama: Komunikime jo sekrete! Irani i paparashikueshëm

Hackerimi i e-maileve të Gledis Nanos, Rama: Komunikime jo sekrete! Irani i paparashikueshëm

Rama 4

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hackerimin e e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Rama tha se ishin komunikime jo-sekrete.

Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se projektin e mbrojtjes kibernetike e kemi harmonizuar me mbrojtjen e të dhënave.

Rama: Janë komunikime të emailit jo të sekretuar, ato kanë një vlerë gazetaresk. Ne nuk kemi gjëra tejet të rëndësishme në sistemet tona dixhitale hë për hë, sepse gjithë projektin e mbrojtjes kibernetike e kemi harmonizuar me mbrojtjen e të dhënave.

A është e rrezikuar Shqipëria nga një akt i mundshëm terrorist i Iranit?

Rama: Nuk kemi të dhëna që të ndihemi të rrezikuar, por regjimi i Iranit është i egër dhe mund të jetë i paparashikueshëm. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi nevojë për të përshpejtuar planin e mbrojtjes kibernetike, për këtë arsye i jemi drejtuar partnerëve. Bëhet fjalë për një financim shumë të kushtueshëm kur kemi edhe shumë probleme të tjera. Jemi në rrugë të mbarë për të ndërtuar me një shpejtësi të arsyeshme gjithë sistemin kibernetik.