Finlanda kufizon kalimet kufitare nga Rusia

Finlanda tha se do të “kufizojë ndjeshëm” hyrjen e shtetasve rusë në këtë vend, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë.

Qeveria finlandeze tha përmes një deklarate më 23 shtator se ka vendosur që të kufizojë numrin e shtetasve rusë që do të lejohen të hyjnë në shtet.

Ky vendim u tha se ishte i nevojshëm, pasi fluksi i rusëve “ka shkaktuar dëme serioze në pozicionin ndërkombëtar të Finlandës”.

Në deklaratën e Qeverisë finlandeze nuk u dhanë detaje për masat e mundshme që do të merren për kufizimin e kalimeve kufitare apo se kur do të hyjë në fuqi ky vendim.

Reuters ka cituar një roje kufitare të Finlandës të ketë thënë se numri i rusëve që po tentojnë të hyjnë në këtë shtet duket se është dyfishuar më 23 shtator, krahasuar me një ditë më parë kur në Finlandë hynë 7.000 persona nga Rusia.

Finlanda është një prej pikave të pakta kyçe për rusët që të hyjnë në Evropë, pasi shumë shtete kanë mbyllur kufijtë tokësorë dhe ajrorë me Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./Rel