Financimet ruse në PD, Berisha mesazh Bashës: Mos kujto se u mbyll ky problem, do dalësh këtu para e do deklarosh…

Financimet ruse në PD, Berisha mesazh Bashës: Mos kujto se u mbyll ky problem, do dalësh këtu para e do deklarosh…

Auto Basha Berisha Grupi I Pd1631208374

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sot akuzave të financimeve ruse që ka marrë ish kreu i partisë Lulzim Basha.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se Basha nuk duhet të kujtojë se kjo çështje do të mbyllet.

“Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai (Rama) e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës; ‘mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama’. Dolën aty dhe thanë se Yuri Kim do dalë dhe do përgënjeshtrojë raportin”, tha Berisha.

Në çfarë faze është auditi në PD?

Auditi do të fillojë shpejt punën. Ata kanë marrë çdo gjë me vete. Kanë shkulur gjithçka, edhe harddisket. Ajo çfarë kam unë dëshmi dhe dokument është se nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që ka dhënë Ristani dhe Ilir Dervishi del se asnjë qindarkë nga këto para nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. Në këtë kontekst unë e quaj me të drejtë një veprim të papërgjegjshëm personal të Bashës. Hetimin tjetër e bllok Edi Rama.

Lajme.online