Edmond Spaho reagon pas deklaratës së Elisa Spiropalit në Kuvend: Ty nuk të vret njeri sepse nuk vlen

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka replikuar me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali pas akuzave të kësaj të fundit në drejtim të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Doja të qetësoja zonjën Spiropali, ty nuk të vret njeri se nuk vlen”,tha Edmond Spaho.

Çfarë tha Elisa Spiropali

“Duke deklaruar Edi Rama është armik patjetër këtë frymë do fusë. Patjetër u ngrit ajo zona në takim të tij dhe tha më jep leje për të vrarë Edi Ramën. Patjetër se ky ka qenë monopoli i dhënies së lejeve për të vrarë njerëz në këtë vend”, deklaroi ajo.