Edhe Edi Rama publikon fotografi me presidentin Biden

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi bashkë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Në fotografinë me mbishkrimin “FOTO E DITËS”, janë edhe bashkëshortet e dy udhëheqësve, Jill Biden dhe Linda Rama.

Image

Një fotografi të ngjashme ka publikuar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila shihet me Biden dhe Zonjën e Parë, ndërkohë që në fotografi është edhe burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.