“Dua që bota ta dijë…”/Një rrëfim emocionues për dyshen Harry-Meghan nga miku i tyre i ngushtë!

Marrëdhënia e Meghan Markle me Princ Harry-n është përshkruar si “prekëse” nga miku i ngushtë i çiftit, Tyler Perry. Aktori ka folur për “Today” me Hoda & Jenna për dasmën e çiftit duke shprehur se:

“Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin. Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur.”- tha ai.

Tyler Perry është ai që u shiti atyre shtëpinë e tij prej 18 milionë dollarësh në Los Angeles, në maj 2020, pasi ata u larguan nga detyrat e tyre mbretërore. Gjatë asaj kohe, Tyler përmendi se ishte një kohë mjaft e vështirë për ta.

“Nëse nuk kam dashurinë e tyre, nuk dua asgjë.”

Rikujtojmë, se sipas një reporteri mbretëror, Dukesha e Sussex-it dyshohet se i kërkoi mbretit Charles III për një takim ballë për ballë në mënyrë që të qartësonte gjërat përpara se të kthehej në Kaliforni. Një burim shumë i afërt me të thuhet se i tha gazetarit mbretëror Neil Sean se kërkesa e Meghan Markle ishte bërë në një letër zyrtare.

Sjellim në vëmendje se Markle u shfaq e pushtuar nga pikëllimi gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Dukesha e Sussex-it shihej me lot në sy ndërsa miliona në mbarë botën ndoqën funeralin historik shtetëror për monarken e ndjerë. 41-vjeçarja u bashkua me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në ngjarjet përkujtimore së bashku me bashkëshortin e saj Princin Harry.

Pas martesës së tyre në maj të 2018-ës, Princi Harry dhe Meghan Markle morën titujt mbretërorë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga Mbretëresha Elizabeth II. Që atëherë, Harry dhe Markle janë vënë nën vëmendjen e mediave. Në vitin 2020, ata dhanë dorëheqjen nga postet e tyre të larta mbretërore dhe u zhvendosën në Montecito, Kaliforni. Titujt mbretërorë të Dukës dhe Dukeshës janë kërkuar të revokohen në një sërë peticionesh në internet.