“Drejtësia është e kapur”, Meta në Top Story: Do drejtoj partinë deri në rrëzimin e Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Top Story’ të gazetarit Sokol Balla, hodhi akuza të rënda në drejtim të sistemit të drejtësisë, në një kohë që ndaj tij janë dorëzuar disa padi.

Meta sulmoi kryeministrin Rama dhe i dëroi atij një paralajmërim, se nuk termbet nga nismat e fundit ligjore për ta përjashtuar atë nga politika duke ndryshuar ligjin për ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

Meta premtoi se do të drejtojë partinë e tij deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Ilir Meta për herë të parë hodhi poshtë edhe zërat për një kandidim të mundshëm të tij si kryetar bashkie në Tiranë.