Disa orë “kokë më kokë” me Kushin pa rezultat, pedagogu flet pas takimit: Jemi të vendosur për kërkesat kryesore, protesta vazhdon

Disa orë “kokë më kokë” me Kushin pa rezultat, pedagogu flet pas takimit: Jemi të vendosur për kërkesat kryesore, protesta vazhdon

30232d06 Ee86 4177 B5f7 E0dc0249d68d

Takimi prej tre orë e gjysmë mes pedagogëve dhe ministres  së Arsimit Evis Kushi, nuk pati sukses pasi nuk u ra dakord me kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për mediat një prej pedagogëve ka deklaruar se parimisht është rënë dakord për transparencën e shpenzimeve të universiteteve si dhe për rritjen e koeficientit të leksioneve në raport me seminaret, por jo për kërkesat e tjera që ata i vlerësojnë korrekte dhe të drejta.

“Në lidhje me transparencën e shpenzimeve të universiteteve, Ministria premtoi se do i kërkonte transparencë universiteteve, si shpenzohen paratë publike. Ramë dakord për pikën me doktoraturat, lidhur me kushtet dhe numrin e doktoraturave që duhet të udhëheq një pedagog. Kjo besoj do rregullohet.

Ramë dakord për një rikonceptim të orëve. U ra dakord që do të analizohet në tërësi për të vendosur një koeficient. Ramë dakord parimisht që leksionet të kenë një koeficient më të madh se seminarët, si për bachelorin ashtu edhe për masterin.

Ne jemi të vendosur për kërkesat kryesore. Kërkesat tona janë të paekzagjeruara. Ekzagjerimi vjen nga perceptimi i gabuar i vlerës së parasë. Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë në kohë inflacioni, rimbursimet. Çdo qytetar është i mbështetur nga çdo qytetar. Qeveria ka mundësi që të rimbursojë diçka për studentët. Më datën 5 tetor, protesta vazhdon. Do jetë në formë tubimi. Do jetë forum me akademik dhe profesorë’, u shpreh profesori.