Deklaratat e Metës në Top Story/ Reagon Autoriteti i Dosjeve: Keqardhje, shprehje fyese dhe jo etike

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit reagoi pas deklarimeve të kreut të partisë së Lirisë Ilir Meta në emsionin Top Story në Top Channel.

Autoriteti shpreh keqardhje që shprehje fyese dhe jo etike, vijnë nga ish-zyrtarë në funksionet më të larta shtetërore dhe synojnë intimidimin e trupës kolegjiale gjatë zbatimit të detyrës për informimin e publikut me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Institucionet ligj zbatuese thuhet në reagim, përfshirë këtu edhe institucionet ku është paraqitur kallëzimi penal ndaj anëtarëve të Autoritetit, duhet të lejohen të kryejnë detyrën e tyre në këtë drejtim.

Autoriteti thekson se është i hapur për bashkëpunim me çdo subjekt dhe të gjithë të interesuarit, si dhe garanton publikun për kryerjen me integritet, ligjshmëri dhe efektivitet, jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij.