Bilanci i Kurtit në një vit e gjysmë qeverisje, Blushi mesazh maxhorancës: Kur prioriteti është lufta kundër korrupsionit, mbështetja sociale është e suksesshme

Bilanci i Kurtit në një vit e gjysmë qeverisje, Blushi mesazh maxhorancës: Kur prioriteti është lufta kundër korrupsionit, mbështetja sociale është e suksesshme

Blushi 770x423

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, teksa ky i fundit ka listuar disa nga arritjet e qeverisjes së tij teksa numëron sot 1 vit e gjysmë në këtë post.

Blushi shprehet në rastet kur prioriteti i qeverisë është lufta kundër korrupsionit, mbështetja sociale është e prekshme dhe e suksesshme.

“Kur prioriteti i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit padiskutim mbështetja sociale është e prekshme dhe e suksesshme”, shkruan Tedi Blushi.