Berisha flet për raportet me Partinë e Lirisë: Ka takime mes meje dhe Metës, marrëdhëniet janë shumë të mira! Po përgatitemi për sezonin që vjen

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës së ditës së sotme për mediat, ka treguar se marrëdhëniet me kreun e Partisë së Lirisë janë shumë të mira dhe se ka takime mes tyre.

Ai u shpreh se të dyja partitë janë në të njëjtën valë në sezonin që po vjen, ku për pak muaj do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe se po marrin të gjitha hapat e nevojshme.

Raportet që keni me partitë aleate, ju me Metën nuk ju kemi parë në asnjë moment që të dilni bashkë, a ka një dualitet?

Berisha: Takime bëhen, ka takime publike dhe jopublike. Bëhen nuk është se nuk bëhen, me Partinë e Lirisë do të ketë marrëdhënie shume të mira dhe bashkërendim shumë të mirë. Në sezonin që vjen jemi në të njëjtën valë e do të marrim të gjitha hapat e nevojshme.