Balla: Prokurori që riktheu Tasen e ka fshirë Vettingu! Duma: Atë që ju bëni vetë ia vishni të tjerëve

Çështja tragjike e Himarës, ku humbi jetën një 7-vjeçare shkaktoi debat mes kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetes demokrate, Grida Duma.

Balla: Jua siguroj që asnjë në këtë sallë të paktën nga krahu i majtë asnjë prej kolegëve ministra nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës ku një vogëlushe e pafajshme humbi jetën. Ndjenja e revoltës nuk ishte thjesht aksidenti por kush e kreu atë aksident sepse e kreu një punonjës policie. Të vetmit që kishin reagimin njerëzor ishin familjarët, të gjithë të tjerët kush më shumë e kush më pak ishte po aq revoluese mënyra e reagimit. Kur marrim përsipër të bëjmë gjyqtarin edhe opinionistin duhet t’i marrim faktet një nga një. Kjo është një prej atyre rastve që të kuptojmë se sa e rëndësishme ishte reforma e në drejtësi. Një idiot gjen një idiot tjetër në sistemin e drejtësisë. Bëjnë pazare me njëri tjetrin dhe natyrshëm kemi raste të tilla rë revoltës. Prokurori që e ka kthyer atë e ka fshirë Vettingu, dhe ky është lajmi i mirë në fund të kësaj gjëje”, tha Balla.

Duma: Atë që ju bëni vetë ia vishni të tjerëve. Nuk kam bërë asnjë reagim për rastin, asnjë përfitim për rastin se e di shumë mirë në cilat nivele ka shkuar prestigji i politikës prej jush. Ju pyes ju që nuk bëni vetëm politikanin, mirë ky ishte idioti që e vuri një prokuror që kur vjen puna tek gabimet ju rrëshqet dhe është e dikujt. Meqë e pranojmë që idiot na pranoni si idiot. Po ai idioti tjetër që po filmonte këtë idiotin, shqiptarët nuk janë idiotë, e kuptojnë se çfarë po bëni.