Avokati braktis emisionin, por harron telefonin: Më keni thirrur me “non grata”

Avokati Spartak Ngjela teksa po diskutohej për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës ka braktisur studion dhe është larguar nga emisioni.

Ai ishte ftuar në emisionin “Now” në Euronews së bashku me disa figura të tjerë politike. Ngjela u shpreh se Berisha e ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Pas debatit me këtë të fundit, avokati është ngritur nga karrigia dhe është larguar nga studio.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit

Balliu: Ku e di ti?

Ngjela: E njoh ligjin amerikan. Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.

Balliu: Kur e tha?

Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë.