Autori Spiro Mhilli publikon romanin e tij historik “Dritëhijet e një perandorie”

Autori Spiro Mhilli publikon romanin e tij historik “Dritëhijet e një perandorie”

Spiro Mëhilli riboton romanin historik “Dritëhijet e një perandorie”: Romanovët magjepsën botën…
Një natë mes korriku në vitin 1918, në bodrumin e një shtëpie në Ekaterinburg në ultësirën e Uraleve, bolshevikët vranë në mënyrë brutale anëtarët e familjes së fundit perandorake të Rusisë.

Fundi tragjik i Romanovëve, një dinasti që kishte sunduar Rusinë për më shumë se 300 vjet, ende rrethohet me një vello misterioze edhe sot. Autori Spiro Mëhilli i diplomuar në mjekësi ushtarake, në radiologji, por i lidhur ngushte me letërsinë, i nxitur nga kërkesat e publikut, ka ripublikuar romanin e tij historik “ Dritëhijet e një perandorie, 305 vjet Dinasti e Romanovëve.

Historia e Romanovëve është shkruar shumë herë, autori Spiro Mëhilli premton se ka risjellë një kombinim kaq tërheqës të shijes letrare, fuqisë treguese, kërkimeve ngulmuese dhe depërtimeve psikologjike te personazheve historike, një punë që i ka kushtuar 8 vite.

Spiro Mehilli autor i 31 librave dhe romaneve premton se lexuesit do të kenë sërish në duar një roman rrëmbyes dhe një histori epike e shkallës më të lartë.