Ambasadorja amerikane në Tiranë i shkon Metës në zyrë. Kreu i PL: Diskutuam mbi bashkëpunimin me SHBA

Ambasadorja amerikane në Tiranë, zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë së Lirisë.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.”- shkruan Meta.