Ambasada amerikane reagon pas takimit me Partinë e Lirisë, Kim: Partitë të përfshihen në dialog për të çuar para negociatat me BE

Ambasada amerikane reagon pas takimit me Partinë e Lirisë, Kim: Partitë të përfshihen në dialog për të çuar para negociatat me BE

308182105 457912563030573 1523657967988740750 N

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas takimit të zhvilluar me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetë të kësaj force politike.

Gjatë takimit ambasadorja Kim përsëriti “nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE.”

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkroi Ambasada amerikane në Facebook.
Lajme.online