Akuza e fortë e Berishës: Sulmi kibernetik nga hakera rusë e serbë. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë

Akuza e fortë e Berishës: Sulmi kibernetik nga hakera rusë e serbë. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë

Haker Sulm Kibernetik 1041

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi dje se sulmi kibernetik në vend ka ardhur nga hakera serbë dhe rusë.

Sipas tij edhe Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë.

Sali Berisha: Dua të informoj shqiptarët nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.  Kjo është e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi gjithashtu është nën sulm, edhe Maqedonia. Nuk kam të dhëna për këto dy të fundit që të jenë sulmuar nga Shqipëria. Kjo do të thotë një penetrim të plotë të hakerave serbë ose rusë. Specialistë të kësaj fushe kanë deklaruar se sulmet kanë ardhur nga rajoni. Rama do ti mbyllë të gjitha me Ajatollahët. Aleatët duhet të dinë të vërtetën. Databaza e policisë shkencore që ka shenjat e gishtave, grupet e gjakut, nuk ka asnjë lidhje me portalet, ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin.

Janë me dhjetëra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë dhe kudo. Unë mund tu deklaroj se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar.