Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, makina përplaset me kamionçinën e ngarkuar me gurë

Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, makina përplaset me kamionçinën e ngarkuar me gurë

Aksident

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Rrogozhinë në vendin e quajtur Lekaj.

Mësohet se një mjet tip ‘Opel’ i ka prerë rrugën një furgoni dhe për pasojë mjeti është rrotulluar dhe shoferi ka humbur kontrollin dhe i ka rënë nga mbrapa një kamionçinë që ishte ngarkuar me disa gurë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.