Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas një grua dhe largohet nga vendngjarja! Dyshohet për një viktimë

Një aksident me ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos në afërsi të fshatit Portëz.

Sipas News24, një makinë ka përplasur një shtetase, e cila dyshohet se ka humbur jetën.

Pas përplasjes, automjeti është larguar nga vendngjarja.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të nisur hetimet rreth aksidentit.